BRITANI/ Kryeministri mbledh kabinetin. Shkencëtarët: Lloji i ri i virusit po…
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka mbledhur kabinetin e tij, pas paralajmërimeve nga shkencëtarët mbi llojin e ri të COVID-19 dhe infeksioneve të rritura.
Këshilltarët qeveritarë kanë paralajmëruar ministrat se ata besojnë që varianti i ri i COVID-19 përhapet më shpejt sesa llojet e mëparshme.
Pritet që grupi këshillimor të mblidhet të hënën për të përpunuar një seri rekomandimesh për mënyrën se si kufizimet e nivelit 3 mund të forcohen, për shkak të transmetueshmërisë së shtuar të llojit të ri të koronavirusit.
Mediat britanike raportojnë se, të premten ministrat e lartë u takuan për të diskutuar ndërmarrjen e menjehershme të masave.
Sorry, the comment form is closed at this time.