Britania do të vaksinojë edhe emigrantët e paligjshëm
Emigrantët e paligjshëm që jetojnë në Britani do të kenë të drejtë të vaksinohen kundër Covid-19.
Njoftimin e dha këtë të hënë qeveria britanike. Sipas saj, ata që jetojnë në Britani dhe kanë hyrë në vend në mënyrë të paligjshme do t’u kërkohet të kontaktojnë mjekun e tyre lokal që të vaksinohen.
“Vaksinat e koronavirusit do t’i jepen çdokujt që jeton në Mbretërinë e Bashkuar falas, pavarësisht nga statusi i qëndrimit të tij”, tha një zëdhënëse e qeverisë.
Britania tashmë u ka dhënë dozën e parë të vaksinës më shumë se 12 milionë njerëzve.
Sorry, the comment form is closed at this time.