Britani/ U kap me 1.1 milion paund kokainë, dënohet shqiptari

Një shqiptar është burgosur për 10 vjet, pasi është kapur me një sasi kokaine që kapte vlerën e 1.1 milion paundësh.

Kokaina e pastër u gjet në banesën e tij, konkretisht nën shtratin e fëmijëve të tij.

Mediat britanike bëjnë me dije se shqiptari quhet Muhamet Qosja 29 vjeç.

Ai u kap tetorin e vitit të kaluar, teksa lëvizte me makinë, ndërsa pas kontrollit në banesë iu gjet edhe sasia e madhe e kokainës.

Fillimisht në makinën e shqiptarit u gjetën 23 mijë paund cash, kjo çoi policët që të kryenin një kontroll në banesën  e 29-vjeçarit shqiptar ku zbuluan se kishte armë dhe drogë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.