Britani/ Rregulla të reja për emigracionin, ja çfarë duhet të dini
Britania e Madhe ka ndryshuar rregullat për emigracionin dhe masat e reja do të hyjnë në fuqi prej 1 janarit të vitit të ardhshëm.
Sikurse njoftoi Ministria e Brendshme britanike, dallim nuk do të bëjnë as shtetasit e vendeve të Bashkimit Europian, raporton BBC.
I gjithë sistemi bazohet në pikëzim. Në këtë formë, çdokush që dëshiron të shkojë për të punuar në Britani duhet të aplikojë në një sistem online për t’u miratuar më parë.
Aplikuesi duhet të jetë në gjendje të sigurojë një ofertë punësimi me një pagë minimale vjetore prej me shumë se 2000 eurosh në muaj.
Ndërkohe lëvizja e lirë nga dhe në BE do të marrë fund në 31 Dhjetor.
Sorry, the comment form is closed at this time.