Britani/ Mbi 90% të rasteve me koronavirus janë të variantit ”Delta”

Mbi 90 për qind të rasteve me koronavirus në Britaninë e Madhe janë të variantit ”Delta”.

Lajmin e ka bërë të ditur ministria e Shëndetësisë në vend.

Duke folur nga parlamenti ditën e sotme, Matt Hancock u shpreh se varianti Delta, që është regjistruar fillimisht në Indi, tashmë përbën 91 për qind e rasteve të reja në Britani.

Hancock tha po ashtu se të dhënat bazohen në një raport që ai ka parë të mërkurën në mbrëmje.

Lajmi vjen në një kohë kur Britania e Madhe përballet me një rritje të rasteve me koronavirus.

Të dhënat e publikuara të mërkurën tregojnë se Britania ka regjistruar numrin më të lartë të infektimeve që nga fundi i shkurtit, duke sugjeruar se varianti ”Delta” po përhapet me shpejtësi në të gjithë vendin.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.