Bota vajton për 19 nxënësit e vrarë në Teksas, prindërit i japin lamtumirën e fundit fëmijëve

Sulmi me armë në shkollën fillore në Teksas, që i mori jetën 19 nxënësve dhe 2 mësuesve ka tronditur mbarë botën.

Fotot, videot de mesazhet e lamtumirës për viktimat të thyejnë shpirtin.

Prindër që i dërguan fëmijët e tyre në shkollë dhe nuk i panë më, vëllezër e motra që mësuan se nuk do të luanin më me miqtë e tyre më të mirë dhe bashkëshortët që u thanë “punë të mbarë” grave të tyre që punonin si mësuese, nuk prisnin që pas disa orëve do dëgjonin lajmin e keq nuk do të shihnin më kurrë njerëzit e tyre më të dashur.

Viktimat e para

Dy djem të moshës 9 dhe 10 vjeç dhe një vajzë 10 vjeçare u identifikuan si fëmijët e parë viktima të masakrës në shkollën fillore në Teksas, ku u vranë gjithsej 19 nxënës të rinj nga 18-vjeçari Salvador Ramos.

Me kalimin e orëve, familjet gradualisht shpallin identitetin e viktimave.

Javier Lopez, një 10-vjeçar në klasën e katërt, është një nga fëmijët e parë që u identifikua.

Nëna e djalit kishte marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të tij pak orë para masakrës, pa e ditur se ishte hera e fundit që do ta shihte fëmijën e saj gjallë.

Një anëtar i familjes ka krijuar një llogari në GoFundMe për të ndihmuar prindërit e tij të mbledhin para për funeralin. Familja kishte mbledhur më shumë se 24,000 dollarë deri të martën mbrëma.

Familja e 9-vjeçarit Uziya Garcia tha gjithashtu se ai u vra me armë zjarri.

“Sot është qëlluar nipi im në shkollë”, ka shkruar xhaxhai i tij në Facebook, duke theksuar se vogëlushi është vrarë nga një i çmendur.

Makena Lee Elrond, gjithashtu 10 vjeç, është fëmija i tretë që u identifikua  e vdekur, sipas një miku të familjes.

Pak orë më parë, babai kishte shprehur frikën se vajza e tij e vogël mund të mos ishte gjallë.

Një baba i jep lamtumirën vajzës së tij: “E ëmbla Makena, po prehet në paqe. Zemra ime është thyer.”

Ndërkohë familjet e studentëve të zhdukur vazhdojnë të postojnë foto në rrjetet sociale me shpresën për gjetjen e tyre.

“Dashuria ime e vogël fluturon në qiell”

Fëmija i katërt që u shpall i vdekur është Ameri Joe Garcia.

 

Në një mesazh prekës babai i saj ka shkruar se “dashuria e tij e vogël fluturon në qiell”.
“Mos merrni asgjë si të mirëqenë. Përqafoni familjen tuaj. Thuaju atyre se i do,” thotë ai.

Eliana Torres, 10 vjeç, gjithashtu u konfirmua si viktimë në një postim në Facebook. Steven Garcia dhe Jennifer Lugo njoftuan vajza e tyre, Eli, u vra në masakër. Ajo vdiq duke u përpjekur të mbronte studentët e saj

Eva Mireles shkoi në punë dhe nuk u kthye më, bashkëshorti i saj po heton masakrën.

Eva Mireles shkoi në punën që donte dje: ajo ishte mësuese e klasës së katërt në shkollën fillore Rob në qytetin e vogël të Uvalde, Teksas.

Qyteti Ovalde, rreth 130 milje në perëndim të San Antonios, ka rreth 16,000 banorë të përhershëm, gati 80 për qind e të cilëve janë me origjinë nga Amerika Latine, sipas Regjistrimit më të fundit të SHBA.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.