Bota e egër në foto, shpallen fituesit e konkursit ndërkombëtar

Një foto impresionuese në detajet pothuajse mistike, por edhe e rrallë për t’u kapur, që tregon momentin e ngjizjes së disa peshqve në Polinezi, ishte ajo fituese e konkursit ndërkombëtar të fotografisë që pasqyron botën e egër, i organizuar nga Muzeu i Historisë Natyrore të Londrës.

Fituesi, biologu francez Laurent Ballesta, ishte më i vlerësuari i rreth 500 mijë fotografive të ardhura nga çdo cep i botës. Por nuk mungonin as kategori të veçanta që morën gjithsesi një vend të privilegjuar, nga madhësia e balenave dhe elefantëve te bota pothuajse mikroskopike e merimangave.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.