Borxhi publik i Gjermanisë rritet mbi 2.2 trilionë euro

Borxhi publik i Gjermanisë u rrit me 46.3 miliardë euro në tremujorin e dytë të këtij viti në krahasim me tremujorin e parë, duke arritur afërsisht në 2 trilionë e 256 miliardë euro.

Sipas të dhënave paraprake të publikuara nga Zyra Federale e Statistikave Gjermane (Destatis), në tremujorin e dytë të vitit 2021, borxhi i përgjithshëm publik ndaj institucioneve jo-publike, përfshirë të gjitha buxhetet bazë dhe shtesë të Gjermanisë në nivelin federal, shtetëror, social fondet e sigurisë dhe shoqatat komunale në krahasim me tremujorin e parë është rritur me 46.3 miliardë euro.

Borxhi publik, i cili u rrit me 2.1 për qind në krahasim me fundin e tremujorit të parë dhe arriti afërsisht në 2 trilionë e 256 miliardë euro, në krahasim me fundin e vitit 2020 u rrit me 3.6 për qind dhe arriti në 78.9 miliardë euro. Ndërsa në krahasim me fundin e vitit 2019 borxhi publik arriti 358 miliardë euro para pandemisë COVID-19.

Në veçanti, Destatis përmendi huamarrjen e qeverisë federale gjermane për financimin e masave kundër krizës COVID-19 si arsyen kryesore për rritjen e borxhit publik federal.

Ndërkohë, borxhi publik për person u rrit nga 26,532 euro në 27,90 euro.

Gjatë periudhës në fjalë, borxhi publik federal u rrit me 46 miliardë euro në 1 trilion e 477.5 miliardë euro. Borxhi i shteteve u ul me 63 milionë euro në 639.9 miliardë euro ndërsa borxhi i komunave dhe shoqatave komunale u rrit me 400 milionë euro në 134.4 miliardë euro.

470 miliardë euro borxh gjatë periudhës së pandemisë

Me planin e ri të huamarrjes së qeverisë prej rreth 100 miliardë euro këtë vit, huamarrja e saj totale për periudhën 2020-2022 do të arrijë në 470 miliardë euro.

Në vitin 2020, kur filloi kriza e COVID-19, Parlamenti gjerman pezulloi mekanizmin e frenimit të borxhit të Gjermanisë në kushtetutë, duke i dhënë qeverisë leje të marrë hua të reja për të financuar masat e COVID-19. Frenimi i borxhit pritet të mbetet deri në fund të vitit të ardhshëm.

Ndërsa Gjermania synon të ri-miratojë mekanizmin e frenimit të borxhit nga viti 2023, pritet të rritet presioni mbi buxhetin federal me rritjen e masave të COVID-19 dhe me shpenzimet e investimeve.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.