Boris Johnson do të bëhet sërish baba

Kryeministri britanik, Boris Johnson dhe partnerja e tij, Carrie Symonds janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë.

Lajmin e bëri me dije vetë Carrie përmes një postimi në rrjete sociale, i cili vjen vetëm dy muaj pasi u martuan në fshehtësi të plotë.

Johnson gjithashtu zbuloi se kishte pësuar abort në fillim të këtij viti. Krahas postimit ajo ndau një foto të një dekorate për Krishtlindjeve në formën e karrocës së fëmijës. Fëmija i parë i çiftit lindi vetëm disa javë pasi kryeministri u largua nga kujdesi intensiv, ku u trajtua për Covid-19.

Një nga emrat e mesëm të Wilfred, Nicholas, është në nderim të një mjeku që trajtoi Johnson. 57-vjeçari ka dhe katër fëmijë me ish-gruan e tij Marina Wheeler, me të cilën u martua në 1993. Ai ka dhe një vajzë me Helen Macintyre.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.