Bombardimet ruse vrasin 11-vjeçaren në Ukrainë

Një 11-vjeçare ka ndërruar jetë, si pasojë e bombardimeve ruse me raketa në në qytetin Chuhuiv, në rajonin e Kharkiv në Ukrainën lindore.

Lajmi për vdekjen e të miturës është bërë i ditur nga guvernatori i Kharkiv, Oleg Sinegubov.

Zyrtari tha se raketat shkaktuan dëme të mëdha material në zonë, teksa pohon se një karburant u shkatërrua plotësisht nga raketat ruse.

“Një fëmijë i pafajshëm vdiq nga terrori rus. Fatkeqësisht, vajza 11-vjeçare e shtruar në spitalin e Chuguyev ku edhe ndërroi jetë nga plagët e marra”, shkruan zyrtari ukrainas në Telegram.

Megjithatë   The Guardian thekson se lajmi për vdekjen e të miturës nuk është verifikuar nga burime të paanshme.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.