Bobo Vieri u jep notën dy ekipeve të Milanos për këtë sezon

Ish-sulmuesi i Interit dhe Milanit, Bobo Vieri, ka dhënë një intervistë të shkrutër për “Corriere della Sera” dhe gjithashtu ka shprehur mendimin e tij për notat e dy ekipeve të Milanos për këtë rrugëtim të Serie A.

“Cilësia më e mirë e kuqezinjve është grupi. Dy vite punë serioze kanë bërë diferencën. Rruga e Piolit në fushë dhe Paolo Maldini me zgjedhjet e tij madhështore, kanë ringritur Milanin.

Futbolli nuk është golf apo tenis, është çështje ekipi, mekanizmave, guximit, respektit dhe bujarisë reciproke dhe Milani nuk dorëzohet kurrë. Milanit do t’i jepja padyshim notën 10 për këtë sezon.

Inter? Zikaltërit nuk mbeten pas asnjëherë. Ata janë një ekip shumë i fortë, duhet t’i kesh frikë deri në sekondën e fundit të ndeshjes. Janë ekip që punojnë me tru dhe forcë. Kanë lojtarë të jashtëzakonshëm, profesionist dhe shumë të palodhur. Janë në vendin e dytë dhe nuk besoj se do e fitojnë Scudetton në ndeshjen e fundit. Gjithësesi jam i kënaqur që kam parë dy klubet e Milanos të ndeshen kokë më kokë për trofeun.

Interit i jap notën 9.5”, kështu u shpreh ish-bomberi italian.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.