Bisedimet e paqes për Palestinën/ Hamas njofton se janë ftuar nga Rusia për dialog

Anëtari dhe përgjegjësi për marrëdhëniet ndërkombëtare i Byrosë Politike të Lëvizjes Hamas, Mousa Abu Marzouk, ka njoftuar se nga Rusia kanë marrë ftesë për të marrë pjesë në bisedimet e pajtimit palestinez.

Në një deklaratë në kanalin televiziv Al-Aqsa, Abu Marzouk tha se lëvizja në të cilën ai është nuk ka refuzuar asnjë ftesë për unitetin dhe paqen e Palestinës.

Marzouk tha se kushtet e vetme për këtë ftesë janë që të “mos bëhet asnjë tolerim nga asnjë prej konstanteve të popullit palestinez dhe që të ketë një pjesëmarrje të vërtetë politike”.

Ai i bëri thirrje administratës palestineze dhe Lëvizjes Fatah që të kryejnë autokritikë dhe të pranojnë gabimet.

Marzouk theksoi se Fatah nuk iu përgjigj ftesës që Algjeria të ishte vendi pritës i grupeve palestineze dhe se ende nuk i ka dhënë përgjigje pozitive kësaj thirrjeje të Rusisë.

Në kauzën palestineze që nga viti 2007 e deri më tani janë përjetuar probleme serioze për shkak të ndarjes politike dhe gjeografike. Lëvizja Hamas ka marrë përsipër administrimin e qytetit të Gazës nën pushtim, ndërsa Lëvizja Fatah nën udhëheqjen e Mahmoud Abbas me qeverinë që ka formuar ndodhet në krye të administratës në Bregun Perëndimor.

Prej një kohe të gjatë nuk është mundur të merren rezultate në hapat e ndërmarrë për t’i dhënë fund kësaj strukture të ndarë dhe në punimet e kryera për pajtim./AA/

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.