Binjakët 70-vjeçarë infektohen me COVID-19, por njëri prej tyre nuk ia doli

“Ata kurrë nuk ishin ndarë nga njëri-tjetri”. Kështu shkruajnë mediat e huaja për binjakët e infektuar me COVID-19, por që fatkeqësisht njëri prej tyre humbi jetën.

Pas më shumë  se 70 vitesh së bashku,  binjakët nga Ravenna (Itali) punonin në biznesin e familjes dhe jetonin së bashku.

Një muaj më parë, njëri prej tyre u infektua me COVID-19 dhe më pas, virusit nuk i shpëtoi as tjetri. Ndërkohë të dy u shtruan në spital, por fatkeqësisht vetëm njëri arriti ta fitonte betejën me koronavirusin.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.