Biden cakton dy republikanët anti – Trump si ambasadorë

Senati konfirmoi dy figura të njohura republikane, kundërshtarë të ish presidentit Donald Trump, për të shërbyer në administratën e presidentit Joe Biden, në poste ambasadorësh.

Ish-senatori Jeff Flake nga Arizona, do të shërbeje si ambasador në Turqi dhe Cindy McCain, gruaja e senatorit të ndjerë John McCain, do të shërbejë si ambasadore në Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë.

Senati gjithashtu votoi për të konfirmuar ish-senatorin demokrat Tom Udall nga Nju Meksiko për të shërbyer si ambasador në Zelandën e Re dhe zonjën Victoria Reggie Kennedy nga Masaçusets, e veja e ish-senatorit Ted Kennedy, për të shërbyer si ambasadore në Austri.

Emërimet u miratuan përmes votimit me zë, një proces që zgjat vetëm pak minuta, që mund të përdoren për sa kohë që asnjë senator nuk kundërshton. Republikanët, të udhëhequr nga senatori Ted Cruz, po kërkojnë që shumica dërrmuese e kandidatëve të tjerë të Departamentit të Shtetit, të kalojnë nëpër një proces shumë më të gjerë dhe që kërkon kohë.

Senatori demokrat Chris Coons, tha se mbetet i shqetësuar për ritmin e përgjithshëm të konfirmimeve për trupin diplomatik të presidentit Biden.

Zoti Flake ishte një kritik i rrallë i ish-presidentit Donald Trump në mesin e republikanëve të Senatit. Ai shërbeu vetëm një mandat në Senat, duke zgjedhur të mos riverë kandidaturën.

Zonja McCain mbështeti zotin Biden në zgjedhjet presidenciale, në një përpjekje për të zgjeruar mbështetjen midis republikanëve dhe të pavarurve në Arizona, një shtet i rëndësishëm, që bashkëshorti i saj e kishte përfaqësuar në Kongres për 35 vjet.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.