Belgjika pezullon përdorimin e “AstraZeneca” për moshat nën 55 vjeç

Belgjika ka pezulluar përdorimin e vaksinës “AstraZeneca” për personat e moshës 18 deri 55 vjeç.

Vendimi i Autoritetit Shëndetësor vjen, pasi Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) tha se ekzistonte një “lidhje e mundshme” midis vaksinës dhe mpiksjeve të rralla të gjakut.

Autoriteti Shëndetësor pritet të rivlerësojë vendimin brenda 4 javësh.

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) tha të mërkurën se, një kombinim i veçantë i mpiksjes së gjakut me numrin e ulët të trombociteve duhet të renditet si një efekt anësor i vaksinës, por rekomandoi që vaksina nuk duhej të pezullohej.

Përfitimet e “AstraZeneca” tejkalojnë rreziqet dhe Covid-19 është një sëmundje shumë e rëndë, shtoi EMA.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.