Belgjika vendos masa të reja, kërkon test negativ për COVID-19

Vetëm pak orë para ndërrimit të viteve, Belgjika ka vendosur masa të reja për ata që udhëtojnë drejt këtij shteti.

Të gjithë individët (përfshirë qytetarët belgë) duhet të paraqesin një provë negative PCR Sars-Cov-2/COVID-19 maksimum 72 orë para mbërritjes në Bruksel.

Gjithashtu, pasagjerëve që mbërrijnë në Belgjikë pa rezultate të vlefshme të testit negativ dhe formularit të detyrueshëm, do t’u refuzohet hyrja në Belgjikë dhe do të duhet të nisen përsëri në vendin e nisjes.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, përmes një postimi, njoftoi se: Në përpjekje për të kontrolluar përhapjen e pandemisë COVID-19, ju njoftojmë mbi kërkesat e fundit shtesë, të cilat janë vendosur nga autoritetet belge. Të gjithë individët (përfshirë qytetarët belgë) duhet të paraqesin një provë negative PCR Sars-Cov-2/COVID-19 maksimum 72 orë para mbërritjes në Bruksel. Pasagjerëve që mbërrijnë në Belgjikë pa rezultate të vlefshme të testit negativ dhe formularit të detyrueshëm do t’u refuzohet hyrja në Belgjikë dhe do të duhet të nisen përsëri në vendin e nisjes.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.