Belgjika shpall ditë zie kombëtare për viktimat nga përmbytjet

Belgjika do të shpallë ditë zie kombëtare të martën e ardhshme, pasi numri i të vdekurve nga ‘shpërthimi’ i lumenjve dhe përmbytjeve në jug e në lindje të vendit u rrit në 20 të premten, ndërkohë që 20 të tjerë raportohen të zhdukur.

“Ato që duhet të kishin qenë ditë të bukura të verës u kthyen papritur në ditë të errëta dhe jashtëzakonisht të trishtueshme për qytetarët tanë”, ka deklaruar kryeministri belg, Alexander De Croo, në një konferencë shtypi.

Sipas tij, këto janë rrethana të jashtëzakonshme që vendi nuk i ka përjetuar më parë.

Një javë me shi mori fund, pasi arriti nivele në disa vende që normalisht priteshin një herë në 200 vjet.

Por disa komunitete në të gjithë pjesët e Belgjikës po shikonin me nervozizëm se si lumi Meuse, i cili rrjedh përmes qytetit të Liege në Belgjikën lindore, vazhdoi të ngrihej dhe kërcënonte të derdhej.

Qeveria e caktoi të martën e ardhshme si ditë zie dhe vendosi të anulojë festimet për Ditën Kombëtare belge një ditë më pas.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.