Belgjika i thotë jo “AstraZeneca”-s për personat mbi 55 vjeç

Belgjika i bashkohet grupit të shteteve që nuk rekomandojnë përdorimin e vaksinës së “AstraZeneca”-s tek më të moshuarit.

Këshilli i Lartë i Shëndetit deklaroi se përdorimi i kësaj vaksine duhet të kufizohet vetëm për qytetarët nën moshën 55 vjeç.

Ministri Federal i Shëndetësisë, Frank Vadenbrook, tha se ka një mungesë të dhënash, prandaj kërkohet që vaksina të përdoret tek ata grupe që është më e sigurt.

Javën e kaluar, Agjencia Evropiane e Barnave miratoi vaksinën “AstraZeneca” për përdorim tek të moshuarit, por pranoi se të dhënat e studimit për njerëzit mbi 55 vjeç nuk ishin të mjaftueshme.

Më herët, Franca, Gjermania, Suedia, Polonia dhe Italia nuk rekomanduan përdorimin e vaksinës për njerëzit mbi 65 vjeç.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.