BE “njeh” talebanët: Marrëdhënie me regjimin e ri, edhe pse pragmatike

Ministrat e Jashtëm të BE, gjatë takimit në Brdo të Sllovenisë dolën me një qëndrim të përbashkët në lidhje me talebanët.

“Kemi rënë dakord për kërkesa minimale që ata duhet t’i plotësojnë për një angazhim operues të evropianëve me pushtetarët e rinj”, tha shefi i diplomacisë evropiane, Joseph Borrell.

“Afganistani ka rëndësi për sigurinë tonë”, theksoi ai duke u shprehur se ndër të tjera bëhet fjalë që të pengohet eksportimi i terrorizmit dhe drogës.

Gjermania dhe Franca kishin përgatitur një dokument në kuadër të takimit të ministrave të Jashtëm, por dukej se ujdia ishte e qartë që në fillim.

Sipas shefit të diplomacisë gjermane, Heiko Maas bashkëpunimi do të varet nga një sërë kushtesh. Përveç kësaj, kërkesa evropiane është që qeveria e re të jetë përfshirëse, por diplomatët pranojnë, se aty me siguri nuk do shihen shumë gra. Ndoshta BE duhet të jetë e kënaqur me përfshirjen e pakicave si Hazaratë apo lordët e mëparshëm të luftës.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.