BE shton zotimin për Afganistanin, premton shifrën marramendëse

Bashkimi Evropian do të dhurojë 700 milionë dollarë shtesë si ndihmë urgjente për Afganistanin dhe vendet fqinjë të tij, tha Komisioni Evropian para samitit të G20-s për këtë shtet.

Zotimi i ri e çon në 1 miliard euro shumën e premtuar, pasi Komisioni më herët ka premtuar 300 milionë euro për të ndihmuar në shmangien e kolapsimit të shërbimeve themelore në Afganistan dhe që njerëzit të mos mbeten pa ushqim.

“Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të shmangur një kolapsim të madh humanitar e socio-ekonomik në Afganistan”, tha përmes një deklarate Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Ajo shtoi se talibanët fillimisht duhet t’i përmbushin 5 kushte nga BE për të siguruar ndihma në aspektin afatgjatë.

Ndihma për Afganistanin më parë kanë premtuar edhe Shtetet e Bashkuara e fuqitë aziatike, qoftë përmes të hollave, qoftë përmes ushqimit dhe ilaçeve.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.