BE i jep fund ndihmës financiare për Covid-19

Komisioni Evropian njoftoi sot planet për t’i dhënë fund gradualisht Kornizës së Përkohshme të ndihmës shtetërore për Covid, përmes së cilës vendet anëtare të BE-së kanë ofruar mbështetje financiare për bizneset në vështirësi gjatë pandemisë së Covid-19.

“Rënia e numrit të infeksioneve dhe nivelet relativisht të larta të vaksinimit në të gjithë bllokun ishin një lehtësim i madh edhe për ekonomitë tona”, deklaroi sot komisionerja e Konkurrencës e BE-së, Margrethe Vestager.

“Rregulloret e rrepta të BE-së të krijuara për të parandaluar ndihmën shtetërore si subvencionet në para në dorë ose përfitimet tatimore, që u japin disa kompanive avantazhe të padrejta ndaj konkurrentëve të tyre, do të rikthehen nga 30 qershori”, tha komisioni.

Masat e tjera mbështetëse të BE-së për Covid-19, të tilla si mbështetja e investimeve dhe aftësisë paguese, do të qëndrojnë në fuqi deri në fund të 2022 dhe 2023 përkatësisht për të rritur ekonominë dhe investimin privat për një rikuperim më të shpejtë, më të gjelbër dhe më dixhital”, tha Vestager.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.