Babai tmerrohet kur sheh foshnjën në lavatriçe, lehtësohet kur mëson të vërtetën

Një burrë ndau një foto të lavatriçes që tregon fytyrën e një fëmije, i cili duket sikur është bllokuar brenda saj.

“Hyra në banjë dhe pashë në lavatriçe fytyrën e djalit tim të vogël. Unë pothuajse vdiqa në vendin e ngjarjes”,- shkruajti një burrë që besohej të ishte nga Rusia së bashku me një foto që ai postoi në rrjetin social të fotove “Imgur”, ku postoi me profilin e tij ARussianAndHisBike.

Ai shpjegoi se pas tronditjes fillestare, u qetësua kur kuptoi se ishte thjesht një bluzë me imazhin e djalit të tij.

Megjithatë ai nuk është i vetmi që reagoi i tmerruar. Përdoruesit e “Imgur” i thanë atij se ai duhej të vinte një paralajmërim në foto përpara se ta postonte sepse ishte një skenë e tmerrshme.

Fotoja tronditëse zgjoi kuriozitetin tek njerëzit, kështu që postimi mblodhi mbi 100,000 shikime.

Please, if you are ever washing your favorite shirt with a picture of your child on it, just put a warning note on the washer or something..
Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.