AUSTRALI/ ‘Lockdown’ në Sidnej. Vatër e re të infektuarish me Corona
Kryeministri i New South Wales, Gladys Berejiklian, ka vendosur të vendosë “lockdown” në Sidnej, ku është zbuluar një vatër e koronavirusit. Lajmin e bën me dije “The Guardian”.
Për momentin janë 38 persona që janë infektuar, pasi kanë frekuentuar zonat e plazhit në jug të metropolit australian. Bëhet fjalë për një ‘burim ndërkombëtar’ infektimesh, ka shpjeguar kryeministri, pa thënë asgjë tjetër.
Kushdo që ndodhet në zonën e kuqe të Sidnejt nuk mund të dalë nga shtëpia, përveç atyre që shkojnë në punë, kanë probleme me shëndetin apo bëjnë aktivitet fizik.
Masa të tjera për qytetin do të njoftohen nesër.
Edhe shtete të tjera australiane po mbrojnë veten nga kjo vatër e re në qytet.
Shteti i Viltorias, një nga më të goditurit prej pandemisë, ka vendosur të ndalojë të gjithë ata që vijnë nga Sidnej dhe karantinë për këdo që la hyrë në vend pas 11 dhjetorit.
Sorry, the comment form is closed at this time.