Atentat me bombë në tubimin e Erdoganit, dalin pamjet

Mediat turke raportojnë për një atentat të shmangur ndaj Presidentit turk, Rexhep Tayip Erdogan.

Mediumi turk Sabah dhe Haberturk, raportojnë se ndërsa Erdogan po merrte pjesë në një tubim në qytetin Siirt në juglindje të Turqisë, veturës së një polici, që ishte i angazhuar në organizimin e tubimit të Presidentit Erdogan iu vendos një mjet shpërthyes.

Sipas këtyre mediumeve, një mjet shpërthyes u vendos nën makinën private të parkuar të oficerit të policisë.

Me zbulimin e eksplozivit, ekspertët e asgjësimit të bombave u drejtuan në vendngjarje duke shkatërruar në mënyrë të kontrolluar eksplozivin.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.