Asambleja Kombëtare franceze miraton ashpërsimin e masave anti-COVID-19

Asambleja Kombëtare franceze ka miratuar masën e qeverisë për të forcuar rregullat kundër COVID-19.

Deputetët miratuan projektligjin për të zgjatur detyrimin e paraqitjes së një testi negativ, të vaksinimit ose të shërimit nga COVID-19.

Ligjvënësit, gjithashtu, dhanë miratimin e tyre për vaksinimin e detyrueshëm për punonjësit shëndetësorë.

Tani Senati, dhoma e dytë e parlamentit, duhet të miratojë rregulloret e reja, në mënyrë që të kërkohet një provë e tillë për në udhëtimet në distanca të largëta, për në bare dhe restorante, duke filluar nga gushti.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.