Arrestohen 120 persona në Turqi, dyshohet se morën pjesë në grushtin e shtetit

120 persojna janë arrestuar ditën e sotme në Turqi. “Anadolu Agency” shkruan se personat e arrestuar dyshohet se kanë marrë pjesë në përpjekjen për grusht shteti në vitin 2016. Personat që u arrestuan bëjnë pjesë në grupin FETO, i cili është quajtur terrorist nga qeveria turke.

Fillimisht u lëshuan 115 urdhëra arresti, ndërkohë më pas u lëshuan edhe 5 të tjerët. Personat e arrestuar janë ushtarë në detyrë, pensionitsë, mësues dhe njerëz të tjerë që kanë lidhje organizatën FETO. Në Stamboll u arrestuar 66 persona, në Ankara u arrestuan 54 persona, ndërsa të tjërët u arrestuan në qytete të tjera.

Grushti i shtetit në Turqi u orkestrua në 15 korrik të vitit 2016. Ai u quajt si përpjekje e dështuar për shkak se Rexhep Tajip Erdogan nuk u rrëzua nga pushteti. Përpjekja e grushtit të shtetit la pas 251 persona të vrarë dhe 2.734 persona të plagosur.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.