ANKETIMI/ Amerikanët shprehen skeptikë ndaj sigurisë së vaksinës

Shtetet e Bashkuara kanë miratuar përdorimin emergjent të vaksinës kundër koronavirusit nga “Pfizer-BioNTech’, duke hapur rrugën që amerikanët të fillojnë të vaksinohen brenda disa ditësh.

Ndërkohë vazhdon skepticizmi publik në lidhje me sigurinë e vaksinës, ndërsa anketat tregojnë se shumë të rritur shprehen se nuk do ta marrin vaksinën ose janë të pasigurtë që të vaksinohen.

Miratimi i vaksinës erdhi ndërsa rastet e koronavirusit po shtohen, duke shkuar në afro 300 mijë vdekje të konfirmuara. Megjithatë, përsëri amerikanët janë skeptikë rreth sigurisë së vaksinës.

Një anketë nga “Associated Press” tregon se rreth gjysma e të rriturve thonë se nuk do të vaksiohen ose janë të pasigurtë.

Presidenti i zgjedhur Joe Biden, i cili foli para miratimit të vaksinës, u përpoq të qetësonte skepticizmin publik të ndikimit të politikës tek miratimi i vaksinës.

“Duhet të keni besim. Nuk ka asnjë ndikim politik. Janë shkencëtarët më të mirë që kanë shqyrtuar të gjithë elementët. Integriteti shkencor na ka çuar deri në këtë pikë”, tha zoti Biden.

Pavarësisht miratimit të vaksinës, ende ka shumë punë për t’u bërë në nivel shtetëror dhe lokal, në lidhje me kohën dhe vendin ku mund të vaksinohen.

Shtetet e Bashkura aktulisht janë vendi i gjashtë që ka miratuar vaksinimin me dy doza, përfshirë këtu Britaninë, Bahrenin, Kanadanë, Arabinë Saudite dhe Meksikën.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.