Anija gjigante bllokon kanalin e Suezit në Egjipt

Kanali i Suezit në Egjipt është bllokuar nga një anije e madhe kontenierësh që humbi kontrollin pasi u përplas, duke shkaktuar një bllokim trafiku të anijeve në këtë rajon, shkruan BBC.

Pronarët e anijes 400 metra të gjatë thanë se ajo humbi kontrollin nga erërat e forta. Rreth 10% e tregtisë globale kalon përmes Kanalit të Suezit, i cili lidh Mesdheun me Detin e Kuq dhe siguron lidhjen më të shkurtër detare midis Azisë dhe Europës.

“EverGreen”, ishte drejtuar për në Roterdam, Holandë nga Kina dhe po kalonte në veri përmes kanalit.

Ajo u bllokua të martën rreth orës 7:40.

Autoriteti i Kanalit të Suezit (SCA) tha se po punonte për të zhvendosur anijen gjigante, duke përdorur njësitë e shpëtimit, sipas agjencisë së lajmeve “AFP”. Osama Rabie, gjithashtu tha se ata kishin rihapur një pjesë të vjetër të kanalit për të lehtësuar trafikun detar të shkaktuar nga incidenti.

Dr. Sal Mercogliano, një historian me seli në shtetin amerikan të Karolinës së Veriut, tha për “BBC” se incidente të tilla ishin të rralla, por mund të kishin “pasoja të mëdha për tregtinë globale”.

Ekspertët kanë paralajmëruar se operacioni për të lëvizur “EverGreen” mund të zgjasë me ditë. Rreth 19,000 anije kaluan përmes kanalit në vitin 2020, sipas Autoritetit të Suezit një mesatare prej 51.5 anijesh në ditë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.