Anglia nis testimin ‘derë më derë’, Sekretari i Shëndetësisë jep detajet

Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar se këtë të martë do të nisë testimin “derë më derë” për COVID-19, me qëllim ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit.

Sipas mediave britanike, deri më tani autoritetet shëndetësore në Angli kanë evidentuar në total 105 raste të variantit të ri të Afrikës së Jugut.

Të infektuarit janë shpërndarë në pjesë të ndryshme të Anglisë e për këtë arsye frika e autoriteteve është në rritje.

“Aktualisht nuk ka asnjë provë që sugjeron se ky variant është më i ashpër, por ne duhet të veprojmë me shpejtësi kundër tij. Shtimi i testimeve ka vënë në objektiv zonat ku është gjetur varianti i ri dhe se çdo rast pozitiv po analizohet. Punonjësit e shëndetësisë në bashkëpunim me autoritetet lokale po trokasin derë më derë për të testuar njerëzit në ato zona”- shprehet Sekretari i Shëndetësisë Britanike, Matt Hancock.

Sakaq, sipas raportimeve të fundit, kurba e infektimeve është në rënie në Britani, ndryshe nga fundi i vitit 2020, ku infektimet ishin në masë më të madhe.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.