Angli/ Shpërthim i rëndë, raportohet për viktima dhe disa të plagosur

Sipas informacioneve të para, raportohet se një person ka humbur hetën ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një depo të ujërave të zeza në Bristol, Angli, ndërsa raportohet edhe për viktima.

Sipas informacioneve të para, raportohet se një person ka humbur hetën ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur. Një zëdhënës i departamentit të zjarrfikësve tha se mund të jenë disa viktima, raporton CNN.

“Ne mund të konfirmojmë se ka shumë viktima në vendin e ngjarjes,” tha një zëdhënëse e Departamentit të Zjarrit në Avon, duke shtuar se dëmtimet ishin të rënda.

Dëshmitarët okularë thanë se shërbimet e urgjencës nxituan në vendin e ngjarjes, me të paktën dhjetë ambulanca, së bashku me policinë dhe zjarrfikësit.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.