Alarmi i Interpol: Vaksinat kundër COVID-19, shënjestër e grupeve kriminale

Interpol paralajmëroi të mërkurën se rrjetet e organizuara kriminale mund të synojnë shitjen e vaksinave false kundër koronavirusit.

Interpol, me seli në Francë, tha se kishte lëshuar një alarm global për zbatimin e ligjit në 194 vendet e tij anëtare, duke i paralajmëruar ata që të përgatiten për rrjetet e krimit të organizuar që synojnë vaksinat COVID-19, si fizikisht ashtu edhe në internet.

“Ndërsa qeveritë po përgatiten të shpërndajnë vaksinat, organizatat kriminale po planifikojnë të infiltrojnë ose të prishin zinxhirët e furnizimit”, tha Sekretari i Përgjithshëm i Interpolit, Juergen Stock.

Lajmi vjen pasi sot Britania e Madhe bëri të ditur se është vendi i parë që pranon vaksinën e Pfizer për përdorim në masë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.