Alarm në Athinë, avioni me 284 pasagjerë bën ulje emergjente

Një përfundim i lumtur për avionin që shfaqi dëmtim të frenave, ndërsa ishte në fluturim mbi ishullin grek Kea, pasi ai arriti të ulej pa probleme në aeroportin e Athinës “Eleftherios Venizelos ”.

Avioni është një “Airbus A333” i kompanisë “Delta” që ishte nisur nga Atlanta drejt Athinës me 248 persona në bord, bashkë me ekuipazhin.

Avioni kishte njoftuar Kullën e Kontrollit për mbinxehje të frenave, ndaj Forcat e Brigadës Zjarrfikëse të Athinës dhe ambulancat mbërritën në aeroport herët, por fatmirësisht nuk qe nevoja për ndihmën e tyre.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.