Aksidentohet kamioni me 100 majmunë, ikin disa prej tyre

Një kamion me rreth 100 majmunë u përfshi në një aksident, në Pensilvani.

Kamioni që transportonte kafshët u përplas me një kamion tjetër pasdite, në Montour County, – ka thënë punonjësi i policisë së shtetit të Pensilvanisë, Andrea Pelachick.

“Kamioni ishte rrugës për në një laborator”, shtoi ai.

Ndërkohë, policia u vu në kërkim të tre nga majmunëve, që dukej se i kishin shpëtuar automjetit.

Autoritetet u kanë kërkuar banorëve që mund të shohin majmunët të telefonojnë policinë e shtetit.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.