Aksident masiv, përplasen 40 automjete në SHBA
Një aksident ‘zinxhir’ përfshiu rreth 40 automjete në Iowan qendrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikësduke e bllokuar këtë rrugë.
Autoritetet e Iowas mbyllën korsitë e saj në lindje të Njutonit pas aksidentit që ndodhi si pasojë e rënies së dendur të borës.
Zëdhënësi i Departamentit të Transportit të Iowas, Andrea Henry tha se janë raportuar disa dëmtime serioze gjatë përplasjes por jo raste të vdekjes.
Zyrtarët u bëjnë thirrje shoferëve të qëndrojnë larg rrugëve në pjesën më të madhe të kësaj zone sepse janë kryesisht të mbuluara me dëborë.
Sorry, the comment form is closed at this time.