“Air Force One”/ Britania shpenzoi 7,8 mln paund për të zgjatur pistën e aeroportit

Qeveria britanike ka shpenzuar rreth 7,8 milionë paund për të zgjatur pistën e aeroportit Newquay, që të ulej në mënyrë të sigurt avioni presidencial amerikan Air Force One i Joe Biden për samitin e G7.

Lajmi është publikuar nga “The Times”, e cila citon një burim. Paratë e nevojshme u vunë në dispozicion nga qeveria, pasi autoritetet lokale nuk ishin në gjendje për një buxhet të tillë.

Lajmi është shoqëruar me reagime të shumta, nëse një buxhet i tillë është një shpenzim i duhur i taksapaguesve britanikë.

“Pandemia ka pasur një ndikim shkatërrues në financat publike dhe ne nuk kemi mundësi të harxhojmë shifra të tilla. Qeveria duhet të shpenzojë para aty ku ato janë më të nevojshme për qytetarët”, u shpreh John O’Connell, shefi ekzekutiv i Aleancës së Tatimpaguesve.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.