Afrika përfshihet nga vala e tretë e Covid-19

Vala e tretë e Covid-19 ka përfshirë Afrikën ndërsa furnizimi i vaksinave mbetet në nivele të ulëta, sipas një njoftimi nga zyrtarët e lartë të shëndetësisë.

“Kërcënimi i një vale të tretë në Afrikë është i vërtetë dhe në rritje. Prioriteti ynë është i qartë, vaksinimi i popullatës me sëmundje bashkëshoqëruese dhe ata që rrezikohen më shumë nga Covid-19″, tha Dr Matshidiso Moeti, drejtori rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Afrikën.

OBSH-ja tha se 14 vende kishin shënuar rritje të rasteve dhe vetëm gjatë javës së kaluar, tetë vende kishin shënuar një rritje deri në 30% të rasteve.

Afrika ka administruar deri më tani 31 milionë doza.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.