Afrika e Jugut ndalon përdorimin e vaksinës që pritet të vijë edhe në Shqipëri

2021 është viti i vaksinimit ndaj Covid-19. Pfizer dhe AstraZeneca listohen si konkurrentët që po furnizojnë botën me këtë vaksinë.

Afrika e Jugut, ka ndaluar vaksinimin me vaksinën e kompanisë AstraZeneca. Ky vendim erdhi pas një studimi që tregonte rezultate zhgënjyese kundër variantit të saj të ri Covid. Afrika e Jugut, ka rreth 90% të rasteve me variantin e ri të Covid-19.

Studimi, që përfshiu rreth 2.000 njerëz, zbuloi se vaksina ofronte “mbrojtje minimale” kundër rasteve të lehta dhe të moderuara të Covid-19. Afrika e Jugut ka marrë 1 milionë doza të AstraZeneca dhe do të fillonte të vaksinonte njerëzit javën e ardhshme. Ministri i Shëndetësisë i Afrikës së Jugut Zweli Mkhize tha se qeveria do të ofrojë vaksina të tjera të prodhuara nga Johnson & Johnson dhe Pfizer.

Kujtojmë se AstraZeneca do të vijë pas pak ditësh edhe në Shqipëri.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.