Afganët/ Kim takon kongresmenen: Shqipëria ka meritë të veçantë

Kongresmenia amerikane Elissa Slotkin nga Miçigani ishte një nga njerëzit që filloi lëvizjet për të nxjerrë afganët në rrezik, pasi talebanët morën pushtetin. Mes njerëzve që kontaktoi Slotkin, ishte edhe Yuri Kim, e cila i prezantoi kërkesën qeverisë shqiptare, që tha “PO”.

Sot Kim ka postuar një foto nga takimi në SHBA me kongresmenen Elissa Slotkin dhe të dyja falenderojnë Shqipërinë për vendimin për të pritur afganët.

Kënaqësi takimi me @RepSlotkin për të diskutuar bashkëpunimin tonë të fundit për të nxjerrë afganët në rrezik.

Ne pajtohemi me gjithë zemër se Shqipëria ka një meritë të veçantë pasi ishte ndër të parat që ofroi mbrojtje dhe mikpritje. Faleminderit” shprehet Kim në një postim në Twitter.

Shqipëria ka strehuar mbi 600 afganë, të cilët janë vendosur në Durrës dhe Lezhë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.