Adoleshenti ekzekutoi binjaket, e transmetoi vrasjen në rrjetet sociale

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Brazil ku një adoleshent ka qëlluar për vdekje dy motra binjake 18-vjeçare dhe ekzekutimin e tyre e ka transmetuar në rrjete sociale.

”Daily Mail” raporton se dy viktimat të identifikuara si Amália Alves dhe Amanda Alves, të cilat u gjetën të vdekura në anë të një rruge prapa një kompleksi strehimi në Pacajus, Ceará, të mërkurën e kaluar në mëngjes, disa orë pasi u vranë.

Adoleshneti i ka filmuar dy motrat e gjunjëzuara anash rrugës para se t’i vriste.

Ato ishin detyruar të mbanin flokët me duar para se të ekzekutoheshin.

Nuk dihet ende arsyeja konkrete pse i riu ndërmori këtë veprim por ka dyshime se vajzat ishin në dijeni të një tregtie droge prandaj u ekzekutuan.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.