A duhet të vaksinohen ata që e kanë kaluar Covid-19? Ja debati

Giuseppe Ippolito, specialist i sëmundjeve infektive në Itali, njëkohësisht drejtor i Institutit “Spallanzani”, është shprehur se ata që e kanë kaluar Covid-19, nuk kanë më nevojë të vaksinohen. Ai tha më tej se, para që dikush të vaksinohet, duhet të kontrollojë nivelin e antitrupave. Në rast se ato janë në nivele të ulëta, atëherë mund të vaksinohet.

“Për momentin është e arsyeshme që ata që e kanë kaluar Covidin të mos vaksinohen. Pasi të kemi të dhëna të tjera për këtë grup, do të themi nëse do të ndryshojnë rekomandimet. Në çdo rast, këta pacientë kanë një përparësi të vogël, janë më të mbrojtur nga riinfektimi ose të paktën nga ndërlikimet e infeksionit”, tha për “Corriere”-en, Giuseppe Nocentini, imunofarmakolog i Universitetit të Perugias.

Megjithatë edhe kjo çështje ka një diskutim të gjerë, pasi një pjesë e madhe e njerëzve, nuk e dinë që e kanë marrë Covidin, ose e kanë kaluar atë pa simptoma. Duke u nisur nga ky fakt mjeku thotë:

“Ne nuk mund të bëjmë teste serologjike për të gjithë. Kështu që është e qartë që shumë njerëz që e kanë kaluar virusin do të vaksinohen. Tani për tani nuk ka asnjë provë imunologjike se ata që kanë pasur infeksion natyral nuk duhet të vaksinohen. Vaksinimi mund të jetë një përmirësim i përgjigjes imune”.

Megjithatë, Nocentini, është më shumë pro vaksinimit edhe të atyre që e kanë kaluar Covidin, kjo sepse imuniteti ndaj këtij infeksioni nuk është ende 100% i sigurtë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.