A do të ndryshojë ora në tetor?

Vendimi përfundimtar se kur propozimi për ndryshimin ose jo të orës varet nga Këshilli i BE-së dhe Parlamenti Evropian.

Këshilli i BE-së ende nuk e ka finalizuar qëndrimin e tij.

Duke folur për edicionin irlandez online të “The Journal”, eurodeputetja irlandeze Deirdre Clooney tha se “propozimi nuk po ecën përpara” dhe se “për momentin ka ngecur”.

Clooney ka mbrojtur prej kohësh heqjen e ndryshimeve të orës në BE dhe dëshiron që vendet të qëndrojnë në orën e verës gjatë gjithë vitit.

“Nëse vendet zgjedhin orën e verës, ne do të kishim ditë më të ndritshme gjatë gjithë vitit. Por në dimër, mëngjesi do të ishte më i errët”, thotë ajo.

Clooney shton gjithashtu se “Parlamenti u pajtua me propozimin dhe ne votuam për të, por shtetet anëtare duhej të bien dakord”.

Kur u zbatua për herë të parë ndryshimi i orës në Evropë?

Ora e verës ndryshon gjithmonë të dielën e fundit të marsit (një orë përpara) dhe të dielën e fundit të tetorit (një orë mbrapa) për dimrin.

Ishte viti 1976, me rastin e krizës së naftës, ku u vendos në Evropë të futet ora e ditës me qëllim të shfrytëzimit të dritës së diellit për orët e punës dhe kursimit të energjisë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.