Pacientët me sëmundje kronike nuk shpëtojnë lehtë nga COVID-19

Personat me sëmundje kronike, të cilët shërohen nga COVID-19, duhet të kenë kujdes përsa i përket efekteve të tij të qëndrueshme në organizëm, paralajmëroi sot një mjek turk.

“Çdo person, që vuan nga sëmundje zemre, veshkash ose sëmundje të tjera të rënda, nuk duhet të lëshohen në vetëkënaqësi pas mundjes së COVID-19”, tha prof. Ata Nevzat Yalcin, anëtar i fakultetit të Mjekësisë në Universitetin “Akdeniz”, Antalia.

“Ata që janë në grupin e rrezikut të lartë nuk mund të mbështeten thjesht në logjikën se e kanë kapërcyer sëmundjen. Dëmtimi afatgjatë i COVID-19 në trup e bën të domosdoshme që pacientët të monitorohen me kujdes edhe për një periudhë pasi të shërohen”, shtoi ai.

Yalcin tha se një studim në SHBA tregoi se personat që shërohen nga COVID-19 duhet t’i kushtojnë vëmendje të madhe shëndetit të tyre për të paktën dy muajt e ardhshëm.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.