4 vite pas zjarrit shkatërrues, rihapet Notre Dame 

Katër vite pas zjarrit shkatërrues në katedralen e Notre-Dame de Paris, punimet e restaurimit kanë përfunduar, duke nxjerrë në pah një imazh të veçantë të ndërtesës.

Për punimet në Notre Dame janë shpenzuar 700 milionë euro.

Edhe para shuarjes së zjarrit të vitit 2019, autoritetet franceze morën 846 milionë euro donacione. Rindërtimi u ngadalësua për shkak të pandemisë dhe ndotjes së ndërtesës nga pluhuri pas zjarrit.

Heqja e “460 tonë pluhur” kushtoi 150 milionë euro.

Gjatë rindërtimit, drejtuesit e projektit vunë re shkallën e papastërtive që mbulonte brendësinë e ndërtesës.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.