4 mln amerikanë rrezikojnë dëbimin nga shtëpitë për shkak të mospagesave

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rreth 4 milion persona rrezikojnë të dëbohen nga shtëpitë. Janë shifra të paprecedentë dhe që reflektojnë përkeqësimin e fortë të tregut amerikan të punës si pasojë e pandemisë; por dhe të strategjive ekonomike jo efikase të administratës Biden.

Kongresi amerikan nuk arriti të binte dakord për miratimin e një bllokimi të dëbimeve dhe kështu nga mesnata e të dielës janë miliona familjet që rrezikojnë të përfundojnë mes katër rrugëve.

Dëbimet masive do të ishin një shkatërrim për individët dhe familjet. Duke llogaritur dhe që tsunami imobiliar mund të ketë pasoja domethënëse në komunitete të tëra. Moratoriumi ishte miratuar në fillim të pandemisë. Me qëllimin për të bllokuar përhapjen e Covid si pasojë e popullimit të qendrave të pritjes për fëmijët pa shtëpi apo për numrin e madh të atyre që do të jetonin në rrugë.

Në muajin korrik të një viti më parë, ish presidenti Trump shtyu dhe më shumë bllokimin për dëbimet nga shtëpia gjithnjë për arsye shëndetësore.Dhe Biden në mars të 2021-shit bëri të njëjtën gjë, duke e shtyrë moratoriumin deri të shtunën e kaluar, falë dhe mbështetjes së gjykatës së lartë.

Por disa anëtarë të partisë demokratike u shprehën se do të bllokonin një shtyrje të mëtejshme, deri në autorizimin e qartë dhe specifik nga ana e kongresit. Presidenti amerikan Biden bëri apel qeverive shtetërore dhe vendore që të marrin masat për zhbllokimin e fondeve.

Rreth 47 miliard dollarë ndihma federale për shtetet, për strehimin, u shpërndanë shumë ngadalë tek pronarët e banesave dhe qiramarrësve. Pas këtyre shifrave fshihet më shumë se një problem. Fillimisht rënia ekonomike që ka detyruar 44 milion amerikanë që të deklarohen të papunë. Problemi i strehimit nuk u shkaktua nga pandemia, por u përkeqësua.

Para pandemisë 40% e qiramarrësve amerikanë ishin nën presion për shkak të kostove jashtë kontrollit. Një në katër amerikanë shpenzonte më shumë se gjysmën e pagës për të paguar qiranë.

Sipas të dhënave, ata që marrin pagë minimale duhet të punojnë për rreth 100 orë në javë që të mund të jetojnë në një banesë me dy dhoma gjumi. Në nivel kombëtar, qeraja mesatare është 1300 dollarë në muaj për një apartament.

Paga minimale është 7.25 dollarë në orë. Gjatë fushatës elektorale Biden premtoi se do ta rriste deri në 15 dollarë në orë për kategorinë e punëtorëve. Por një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.