4 adoleshentët sulmojnë me thikë 12 vjeçaren në rrugë duke e lënë të vdekur në vend
Katër adoleshentë kanë sulmuar me thikë në qendër të qytetit britanik një nxënëse 12 vjeçare duke e lënë të vdekur në vend.
Ava White, 12 vjeç, pësoi “plagosje në një përleshje në Liverpool të enjten mbrëma, thotë policia.
Policia u lajmërua rreth orës 20:39 dhe viktima, e cila kishte qenë me miqtë, u dërgua me urgjencë në spital.
Sipas Mirror UK, një kalimtar kishte tentuar të jepte ndihmën e parë në vendngjarje, por fatkeqësisht Ava vdiq pak kohë më vonë.
Katër meshkuj – një 13 vjeç, dy 14 vjeç dhe një 15 vjeç, të gjithë nga Toxteth – janë arrestuar me dyshimin për vrasje.
Shkaku i vdekjes së Ava nuk është përcaktuar ende, tha Policia e Merseyside.
Ndihmës shefi i policit Jon Roy tha: “Mendimet dhe ngushëllimet tona shkojnë për familjen e Avas, e cila po mbështetet nga oficerë specialistë të Ndërlidhjes Familjare.
Sorry, the comment form is closed at this time.