2 ushtarë rusë shpallën fajtorë për krime lufte, rrezikojnë 12 vite burg

Dy ushtarë rusë janë shpallur fajtorë për bombardimin e një qyteti në Ukrainën lindore,  në gjyqin e dytë të krimeve të luftës që kur trupat ruse pushtuan vendin.

Alexander Bobikin dhe Alexander Ivanov pranuan se ishin pjesë e një grupi  ushtarësh që qëlluan disa objektiva në rajonin e Kharkiv nga rajoni Belgorod në Rusi. Forcat ruse shkatërruan një institucion arsimor në qytetin e Derhachi, thanë prokurorët.

Bobikin dhe Ivanov u kapën pasi kaluan kufirin.

“Unë jam plotësisht fajtor për krimet për të cilat jam akuzuar. Ne qëlluam Ukrainën nga Rusia,” tha Ivanov gjatë gjyqit.

Ivanov u shpreh i penduar duke kërkuar ulje të dënimit. Prokurorët kërkuan që ushtarët të dënohen me 12 vite burg për shkelje të ligjeve të luftës.

Vendimi pritet  të merret më 31 maj.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.