18 tërmete godasin brigjet e Oregonit, ekspertët: Nuk priten cunami

Tetëmbëdhjetë tërmete kanë goditur të marten brigjet e Oregonit. Tërmetet më të mëdha të regjistruar janë me magnitudë 5.8 ballë.

Tërmete të vogla godasin shpesh bregun e Oregonit. Një “kujtesë” e tërmetit kataklizmik që gjeologët thonë se do të ndodhë kur të krijohet presioni midis pllakës Juan de Fuca dhe asaj të Amerikës së Veriut.

Sipas zyrtarëve të Oregonit, në 50 vitet e ardhshme, shkencëtarët thonë se ka një shans prej 37% që një tërmet me magnitudë 7.1 ose më i lartë të ndodhë në kufirin midis dy pllakave tektonike, të quajtura Zona e Subduksionit të Cascadia.

Tërmetet me magnitudë 2.5 deri në 3 janë më të vegjëlit që ndjehen përgjithësisht nga njerëzit, ndërsa tërmetet me magnitudë 4 mund të shkaktojnë dëme mesatare. Tërmetet me magnitudë 5 mund të shkaktojnë dëme të konsiderueshme.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.