Qëndroi disa orë në plazh, 15-vjeçari pëson djegie të shkallës së dytë

Një nënë ka paralajmëruar prindër të tjerë pasi djali i saj pësoi djegie të shkallës së dytë nga dielli pas vetëm disa orësh në plazh.

Laura Daly nga Britania dëshiron që nënat dhe baballarët të shohin fotografitë e djalit të saj me lëkurë të djegur, pavarësisht se vendosi krem ​​dielli.

Ajo tha se djali i saj 15-vjeçar, Rian, u dogj jashtëzakonisht shumë dhe kishte nevojë për trajtim në spital, shkruan The Sun.

Ata kishin vendosur krem ​​dielli, por ajo mendon se nuk pritën aq sa duhet para se Rian të hynte në ujë.

Laura tha për të gjithë prindërit që të bëjnë kujdes dhe të presin derisa trupi ta ketë thithur kremin përpara se të futen në det.

Edhe ekspertët sugjerojnë se duhet të aplikoni kremin mbrojtës 30 minuta para se të planifikoni të futeni në ujë. Gjithashtu aplikohet përsëri çdo dy orë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.