100 shishe vere, dhuratë për banorët që mbushin 100 vjeç

Një kanton zviceran po shpërblen banorët e tij me jetë të gjatë duke iu ofruar 100 shishe verë personave që mbushin 100 vjeç.

Autoritetet në Fribourg thonë se aktualisht janë duke u përgatitur për t’ia dhuruar banores Marie-Antoinette një buqetë me lule si dhe 100 shishe verë, kur ajo të mbushë 100 vjeç më 5 nëntor.

Kantoni së pari doli me skemën në vitin 2000 dhe më parë u ofrua kolltuku falas në vend të verës, mirëpo dhurimi i kolltukut u ndërpre në vitin 2015 për shkak të mosinteresimit nga vendasit.

Programi aktual thuhet se ofron një donacion bamirës ose kupon për përdorim te ndonjë tregtar ose zejtar venas, për banorët që refuzojnë ofertën e verës, por shumica e 100-vjeçarëve zgjedhin pijen alkoolike.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.