100 euro për t’u vaksinuar me ujë. Ja si u mashtruan mbi 800 persona

Një tjetër skandal me një rast mashtrimi me vaksinat është zbuluar në Ugandë, ku mbi 800 persona raportohet se kanë marrë vaksina false kundër Covid.

Nga raportimet e mediave, në mashtrim rezulton se janë përfshirë mjekë dhe punonjës shëndetësorë.

Qytetarët u mashtruan në maj dhe qershor, ku në vend të vaksinës, moren injeksione me ujë.

Një zyrtar i lartë tha se ata që u mashtruan nuk duhet të shqetësoheshin pasi dozat nuk përmbanin asgjë të rrezikshme.

“Disa individë të paskrupullt me synime për të bërë para, mashtruan qytetarët. Ne kemi arrestuar dy punonjës mjekësorë, ndërsa një mjek është në arrati,” i tha AFP D. Warren Naamara.

Qytetarët e mashtruar paguan nga 20-100 euro për vaksinat me ujë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.